Zyra e Kryeministrit

Mbledhja e 122-të e Qeverisë

31 Janar, 2023

Prishtinë, 31 janar 2023

Qeveria e Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e 122-të të saj në mënyrë elektronike, në të cilën ka miratuar dy vendime:

– Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve është përfshirë në Programin Legjislativ për vitin 2023 edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L-193 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2023; dhe

– Vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi 2023-2025. ​

Last modified: 31 Janar, 2023

Comments are closed.