Prishtinë, 26 korrik 2024
Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz, Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Gazmend Hoxha, bënë homazhe në Ditën Memoriale të Policëve të Rënë në Kryerje të Detyrës dhe 13 – vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri, pranë lapidarit të policëve të rënë në kryerje të detyrës.
Në këtë ceremoni, u përkujtua dhe nderua vepra e Heroit Enver Zymeri, po ashtu edhe e të gjithë policëve të rënë në krye të detyrës.
Në shënim të kësaj dite u përkujtua edhe vepra dhe rënia e heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili ra në mbrojtje të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë së vendit.
Heronjtë tanë dhanë jetën e tyre në shërbim të vendit duke përmbushur detyrën e lartë shtetërore në kërkim të mbrojtjes së rendit, zbatueshmërisë së ligjit por edhe integritetit dhe sovranitetit territorial.
Last modified: 26 Korrik, 2024