Kryeministri Kurti zhvillon bisedë telefonike me presidentin e Turqisë, Erdoğan

Prishtinë, 31 maj 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Me këtë rast, kryeministri Kurti e ka uruar presidentin turk Erdoğan për rizgjedhjen e tij si president i Turqisë për tri herë radhazi, teksa diskutuan edhe për marrëdhëniet të mira dypalëshe dhe ngjarjet e fundit në vend.

Kryeministri Kurti në këtë bisedë telefonike me presidentin Erdoğan ka shprehur shqetësimin e tij për dhunën e milicisë serbe kundër Policisë, KFOR-it dhe mediave në protestat e dhunshme të hënën në veri të vendit.

“Në Republikën tonë pushteti mund të fitohet vetëm me votë – asnjëherë me dhunë’’, ka thënë kryeministri.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors