Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti zhvilloi takim virtual me Valérie Hughes

20 Mars, 2024

 

Prishtinë, 20 mars 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim virtual me Valérie Hughes, përfaqësuese e “Kosova Ireland Solidarity Group”.

Në fokus të takimit ishte përforcimi i marrëdhënieve të mira midis Kosovës dhe Irlandës pas vizitave të ndërsjella shtetërore dhe institucionale. 

Më tej, në veçanti u trajtua dhe kontributi i rëndësishëm në lidhje me aktivizimin e të rinjve tanë që janë pjesë e diasporës në Irlandë dhe që kanë lidhje të forta me Kosovën. 

Në lidhje me këtë, Kryeministri Kurti shtoi se Irlanda ka një komunitet të fuqishëm të mërgatës sonë, të cilët janë të gatshëm të ndajnë përvojat e tyre me vendin e tyre të origjinës, dhe shtoi se këta individë mund të kontribuojnë në planet dhe nismat e përbashkëta në diplomacinë qytetare dhe në arsimimin e integruar të komuniteteve. 

Kryeministri e falënderoi znj. Hughes për angazhimin dhe kontributin e saj të dhënë prej kohësh në ndihmë të çështjes së të burgosurve politikë në Kosovë, kohë kjo nga e cila ishte njohur edhe me Kryeministrin Kurti. 

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti e njoftoi znj. Hughes edhe për përgatitjet që po bëhen për shënimin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës, në të njëjtën kohë i bëri dhe ftesë asaj që ta vizitojë Kosovën në këtë rast të rëndësishëm.

Në fund të takimit u shpreh gatishmëria për të vazhduar bashkëpunimin dhe për të përfituar nga kontributi i diasporës së Kosovës. 

Në këtë takim të pranishme, përkrah kryeministrit ishin zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi dhe Dr. Edona Maloku Berdyna, studiuese e angazhuar në Universitetin e Mbretëreshës në Belfast të Irlandë Veriore.

 

Last modified: 20 Mars, 2024

Comments are closed.

×