Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Kastrati në Prishtinë

11 Korrik, 2024

Prishtinë, 11 korrik 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministrin e Mbrojtjes, Shemsi Syla dhe aktivistë të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, vizitoi për ngushëllime familjen Kastrati e cila humbi më të dashurin e saj, Alban Kastratin, në moshën 47-vjeçare.

Duke ndarë dhembjen me familjarë dhe miq, së bashku evokuan kujtime për të ndjerin.

Albani jetonte dhe punonte në Prishtinë. Ai ishte ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Shënimi i kryeministrit Kurti në Librin e Zisë:

“Jemi rritur bashkë, në fëmijëri të lumtur me kujtime të paharrueshme. Djalë të drejtë, të mirë, të dashur e të qetë si Albanin nuk njoh tjetër.

Me dashuri dhe pikëllim për Alban Kastratin që iu këput jeta përgjysmë,
Albin Kurti”.

 

Last modified: 11 Korrik, 2024

Comments are closed.