Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti udhëton për në Zvicër

15 Janar, 2024

Prishtinë, 15 janar 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Zvicër.

Gjatë qëndrimit të tij në Zvicër, fillimisht, ai së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, do të marrin pjesë në hapjen e panairit “Swissbau 2024”, ku 12 kompani vendore do të promovojnë prodhimet e tyre.

Pastaj, do të udhëtojë për në Davos për të marrë pjesë në edicionin e sivjetëm të Forumit Ekonomik Botëror (WEF), ku krahas takimeve bilaterale me homologë, zyrtarë të lartë shtetërorë dhe përfaqësues të kompanive ndërkombëtare, është i ftuar edhe si folës në panele të diskutimit.

Last modified: 15 Janar, 2024

Comments are closed.

×