Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me Teuta Elshanin dhe Elhame Muqollin

24 Prill, 2025

Prishtinë, 24 prill 2025
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua gjatë ditës me Teuta Elshanin, vajza e shkrimtarit Ymer Elshani dhe e vetmja e mbijetuar e familjes Elshani në masakrën e Paklekut dhe Elhame Muqollin, e mbijetuar e masakrës së Paklekut.

Diskutuan për projektin e muzealizimit të shtëpisë së shkrimtarit dhe poetit patriot, Ymer Elshani, në Korroticë të Drenasit dhe vijimit të hapave për realizimin e tij.

Ky projekt po jetësohet nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe ka nisur me përfshirjen në listë, inventarizimin e eksponateve, hartimin e projektit dhe ndarjen e buxhetit.

Në muajin e ardhshëm projekti do të vazhdojë me shpalljen e procedurës së prokurimit për punime të restaurimit.

Last modified: 25 Prill, 2025

Comments are closed.