Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski

29 Nëntor, 2023

Prishtinë, 29 nëntor 2023

Sot, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me Drejtorin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Artur Lorkowski, të cilin e mirëpriti i shoqëruar dhe nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Duke i uruar mirëseardhjen në Kosovë Drejtorit Lorkowski dhe ekipit të tij gjatë kësaj vizite, Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Sekretariatit ndaj vendit tonë, në çështjet e ndërlidhura me politikat e energjisë. Nga ligjet mbi burimet e ripërtëritshme e deri tek strategjia e energjisë, ai i falënderoi për kontributin e dhënë në këtë sferë.

Patur parasysh krizat e njëpasnjëshme të energjisë shkaktuar nga situata gjeopolitike, Kryeministri Kurti theksoi se kemi një rrugë të gjatë e plot sfida përpara, të cilat me përkrahjen edhe të Sekretariatit ndaj Republikës së Kosovës, do t’i tejkalojmë bashkërisht.

Në takim u bisedua dhe mbi vazhdimin e Traktatit të Komunitetit të Energjisë e vijimin e marrëveshjes mes KOSTT dhe ENTSO-E. Gjithashtu u diskutua dhe në lidhje me Udhërrëfyesin mbi marrëveshjen e energjisë. Kryeministri Kurti e falënderoi Drejtorin Lorkowski për bisedën e frytshme e bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Last modified: 29 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×