Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey

15 Gusht, 2024

Prishtinë, 15 gusht 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Shefen e Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Mary Ann Hennessey.

Në këtë takim të parë të tyre, kryeministri theksoi bashkëpunimin e mirë me Zyrën e Këshillit të Evropës në Kosovë dhe e falënderoi për bashkëpunimin e ngushtë në avancimin e demokracisë, sundimit të ligjit dhe promovimin e të drejtave të njeriut. Ai e njoftoi me progresin gjatë qeverisjes në forcimin e demokracisë dhe sundimin e ligjit që është vlerësuar nga indekset ndërkombëtare, politikat e punësimit dhe të mirëqenies nga të cilat kanë përfituar të gjithë qytetarët pa dallim.

Së bashku diskutuan për projektet aktuale që Zyra e Këshillit të Evropës po zbaton në Kosovë dhe mundësitë e reja të bashkëpunimit.

Last modified: 15 Gusht, 2024

Comments are closed.