Prishtinë, 13 janar 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.
Zgjedhjet në Bashkimin Evropian që pritet të mbahen këtë vit, zhvillimet në rajon dhe agjenda e qeverisë për këtë vit, ishin ndër temat e diskutimit.
Duke folur për zhvillimet pozitive në këtë fillimvit, kryeministri veçoi liberalizimin e vizave për çka e falënderoi znj. Cramon për punën dhe angazhimin e saj.
Në më pak se tri vite qeverisje, Kosova prin në rajon për qeverisjen e mirë, demokracinë, sundimin e ligjit dhe zhvillim ekonomik.
Kryeministri e falënderoi dhe shprehu vlerësimin për rolin dhe angazhimin e znj. Cramon në Parlamentin Evropian.
Last modified: 14 Janar, 2024