Strugë, 16 qershor 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit të tij në Strugë të Maqedonisë së Veriut ku po merr pjesë në Forumin e Prespës, ka takuar figura të rëndësishme politike e institucionale. Atje ai po ashtu takoi edhe Përfaqësuesin e Lartë për Bosnjë e Hercegovinë, Christian Schmidt.
Në takim me të, kryeministri Kurti tha se Bosnja ka nevojë për një Sarajevë të fortë dhe fuqizim të boshnjakëve si viktima të gjenocidit. E teksa foli edhe për rastin e dy ditëve më parë ku tre policë të Kosovës u rrëmbyen nga njësia speciale e Serbisë, brenda territorit të Kosovës, tha se agresioni i Serbisë ndaj Kosovës duhet të dënohet nga të gjithë, pasi kjo situatë ka implikime për rajonin e gjerë.
Last modified: 17 Qershor, 2023