Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence

19 Tetor, 2023

Prishtinë, 19 tetor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence.

Znj. Spence përgëzoi Kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e Kosovës për faktin se janë mes 23 vendeve nga 130 që kanë regjistruar zotimet e tyre për Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm (SDG) në platformën elektronike të OKB-së.

Duke biseduar për zotimet e Kosovës, u theksua angazhimi i Qeverisë për të përshpejtuar përmbushjen e premtimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe realizimin e Agjendës 2030. U ritheksuan zotimet transformuse të Qeverisë që do të fokusohen në katër prioritetet kryesore të politikave: për të zvogëluar shkallën e varfërisë, për të rritur kapacitetin e energjisë së ripërtëritshme, për transformim digjital, si dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në sistemin arsimor.

Duke vlerësuar lart bashkëpunimin e deritanishëm të Qeverisë së Republikës së Kosovës me UNKT, u ritheksua gatishmëria për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi. U diskutuan mënyrat konkrete të angazhimit të përbashkët të agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Qeverisë.

Last modified: 19 Tetor, 2023

Comments are closed.