Delphi, 28 prill 2023
Në Delphi, në kuadër të Forumit Ekonomik atje, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua edhe me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Ata diskutuan për takimin e radhës me 2 maj në Bruksel dhe për marrëveshjet e dakorduara me 27 shkurt dhe 18 mars. Kryeministri Kurti, theksoi se Marrëveshja Bazike duhet të zbatohet e plotë, pa vonesa dhe pa kushtëzime.
Në takim u fol edhe për zgjedhjet që u mbajtën në fundjavën e kaluar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për rëndësinë e sigurimit të funksionimit normal të institucioneve shtetërore në shërbim të qytetarëve.
Last modified: 28 Prill, 2023