Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi deputetin e zgjedhur të komunitetit goran, Kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha

3 Prill, 2025

Prishtinë, 3 prill 2025

Në kuadër të takimeve konsultative me përfaqësues politikë të komuniteteve joshumicë për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës priti në takim deputetin e zgjedhur që përfaqëson komunitetin goran në Kuvendin e Republikës, Kryetarin e Partisë Unike Gorane, Adem Hoxha.

Në takim u theksua rëndësia e seancës konstituive të Kuvendit të datës 15 prill në procesin e formimit të institucioneve të legjislaturës së 9-të dhe roli e angazhimi i partive politike në parlament për të përfaqësuar dhe përmbushur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 9 shkurt.

Last modified: 9 Prill, 2025

Comments are closed.