Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi deputeten e zgjedhur të Kuvendit dhe Kryetaren e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje

3 Prill, 2025

Prishtinë, 3 prill 2025

Në takimin e radhës me përfaqësues të partive parlamentare të komuniteteve joshumicë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti deputeten e rizgjedhur të Kuvendit të Republikës nga radhët e komunitetit boshnjak, Kryetaren e Unionit Socialdemokrat (SDU), Duda Balje.

Kryeministri Kurti e uroi znj. Balje për mandatin e ri në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Diskutuan për procesin dhe rëndësinë e formimit të institucioneve pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe për mundësitë e vazhdimit të bashkëpunimit të deritanishëm në ekzekutiv dhe legjislativ.

Pjesë e takimit ishte edhe zëvendësministri i Zhvillimit Rajonal, Eldin Uglari, i cili vjen nga radhët e partisë që drejtohet nga znj. Balje.

Last modified: 9 Prill, 2025

Comments are closed.