Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi

4 Nëntor, 2024

Vjenë, 4 nëntor 2024

Gjatë qëndrimit në Vjenë për Forumin Ekonomik të Vjenës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në hapësirat e Ambasadës së Kosovës në Vjenë takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, Ryuta Mizuuchi, me të cilin diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës dhe Japonisë dhe fushat e bashkëpunimit bilateral.

Ai e falënderoi ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për Kosovën dhe kontributin e rëndësishëm me projekte të shumta që realizohen përmes Agjencisë Zhvillimore JICA në fushën e mjedisit, menaxhimit të mbeturinave e shëndetësisë.

Last modified: 4 Nëntor, 2024

Comments are closed.