Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin francez në Kosovë, Olivier Guerot

13 Shtator, 2023

 

Prishtinë, 13 shtator 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.

Ambasadori Guerot e uroi Kryeministrin për kandidaturën e suksesshme për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 dhe ofroi ndihmën dhe përvojën e Francës nga organizimi i këtyre lojërave në vitin 1993.

Kryeministri e mirëpriti gatishmërinë e Francës për mbështetje dhe tha që ne synojmë të mësojmë nga Franca dhe të bashkëpunojmë për organizim sa më të mirë.

Në takim u diskutua edhe për marrëdhëniet bilaterale, çështjet aktuale dhe për takimin e nesërm të nivelit të lartë në Bruksel, pritjet nga ai takim dhe për rëndësinë e zbatimit të plotë, të shpejt dhe pa kushte të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

Last modified: 13 Shtator, 2023

Comments are closed.