Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin danez në Kroaci, Frijs-Madsen

24 Maj, 2023

 

Prishtinë, 24 maj 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e Ekonomisë dhe Shëndetësisë, Artane Rizvanolli dhe Arben Vitia, si dhe me Shefin e Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, u takuan sot me Ambasadorin danez në Kroaci, Ole Frijs-Madsen dhe Drejtuesin e Këshillit për Tregti në Ambasadën e Danimarkës në Kroaci, Zarko Masanovic, për të diskutuar mbi marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.

Në takim, kryeministri Kurti dhe ambasadori danez shprehën kënaqësinë e tyre për nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Danimarkës dhe të dy palët mirëpresin një intensitet të rritur të bashkëpunimit në çështje ekonomike.

Ambasadori Frijs-Madsen theksoi interesimin e Danimarkës për mundësi investimesh në sektorët e shëndetësisë, minierave dhe energjisë së ripërtritshme. Ndërsa, Kryeministri Kurti shprehu besimin se Kosova ka potencial të madh për të rritur atraktivitetin e saj për investitorët danezë dhe se ky bashkëpunim i thelluar mes dy shteteve do të sjellë avantazhe të konsiderueshme për të dy vendet.

Të dy palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet e tyre për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të identifikuar fusha të reja të interesit të përbashkët, që mund të forcojnë më tej marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve.

 

Last modified: 24 Maj, 2023

Comments are closed.