Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e misionit të BE-së në Kosovë

30 Nëntor, 2023

Prishtinë, 30 nëntor 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e Republikës se Kosovës, Besnik Bislimi, pritën në takim sot përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian.

Diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës. Kryeministri theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar. Ai shprehu keqardhjen e tij për mungesën e gatishmërisë se Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.​

Last modified: 30 Nëntor, 2023

Comments are closed.

×