Prishtinë, 11 qershor 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, shtroi darkë për miq e partnerë, në mesin e tyre Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj dhe ambasadori Petrit Malaj, ish-Presidenti i Kroacisë Stjepan Mesic, ish-Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Mate Granic dhe ambasadorja Danijela Barisic, ish-Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Lord George Robertson dhe ish-ambasadori i OSBE-së, William Walker, që po qëndrojnë në Kosovë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.
Ai i falënderoi për kontributin e pareshtur të tyre dhe të shteteve të tyre në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, dhe përkrahjen e mbështetjen e vazhdueshme ndaj zhvillimit e progresit tonë demokratik. Kryeministri u shpreh se ndihma ndaj Kosovës në vitet 1998-1999 dhe avokimi i pareshtur kundër padrejtësive, mbetet i pashlyeshëm dhe i patjetërsueshëm.
Duke shprehur mirënjohjen për angazhimin e përkushtimin e tyre, kryeministri ritheksoi partneritetin e palëkundur me Shqipërinë, Kroacinë, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të gjithë aleatët tanë ndërkombëtarë.
Last modified: 12 Qershor, 2024