Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë, Antonello de Riu

11 Prill, 2025

Prishtinë, 11 prill 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim lamtumirës Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Kryeministri Kurti shprehu vlerësimin për angazhimin e z. De Riu në thellimin e marrëdhënieve dypalëshe gjatë mandatit të tij si ambasador në vendin tonë. Përgjatë bisedës, bashkë reflektuan mbi rezultatet dhe projektet dypalëshe si ai i zbatimit të marrëveshjes së patentë shoferëve Kosovë-Itali, promovimi i turizmit në Kosovë, kontributi i Italisë në sigurinë e vendit përmes pranisë së trupave të KFOR-it, mbështetja për bashkëpunimet në bujqësi, nisma të rëndësishme në fushën e kulturës dhe arsimit, ku është vërejtur rritje e interesimit të studentëve nga Kosova për studime në Itali.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin për mbështetjen e tij dhe të shtetit të Italisë ndaj Kosovës, dhe i uroi suksese në angazhimet dhe detyrat e tij të radhës.

Last modified: 11 Prill, 2025

Comments are closed.