Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi

13 Mars, 2024

Prishtinë, 13 mars 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mirëpriti sot në kryeministri Kryetarin e Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi, nënkryetaren e Komunës, Marina Bogojevic dhe shefen e Kabinetit të Kryetarit, Shqipe Latifi.

Kryetari Hetemi dhe nënkryetarja Bogojevic njoftuan kryeministrin për arritjet e deritanishme dhe për sfidat në qeverisjen komunale.

Në takim u fol për projektet potenciale që mund të realizohen në bashkëpunim me nivelin qendror, teksa u theksua rritja e interesimit të qytetarëve për të aplikuar për programet e komunës për subvencione.

Kryeministri Kurti i përgëzoi për punën, angazhimin dhe kontributin.
Duke u dhënë mbështetjen e tij, ai kërkoi nga ata qeverisje të drejtë, të mirë e demokratike.

Last modified: 13 Mars, 2024

Comments are closed.

×