Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari

10 Janar, 2023

 

Prishtinë, 10 janar 2023

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti nё takim delegacionin e Aleancës pёr Shqiptarët nё Maqedoninë e Veriut, kryesuar nga kryetari Arben Taravari.

Në takim u theksua se bashkëpunimi bilateral dhe rajonal është gjithmonë i rëndësishëm dhe se Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të raporteve të mira me fqinjët dhe aleatët e saj. U bisedua për raportet e mira ndërshtetërore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, avancimin e mëtejmë të tyre dhe të fqinjësisë së mirë.
U potencua rëndësia e rritjes së cilёsisё së pjesëmarrjes dhe përfaqësimit politik tё shqiptarëve nё Maqedoninё e Veriut, si dhe mundësitë për thellim të bashkëpunimit e të bashkërendimit.

Në takim morën pjesë edhe Artina Qazimi, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Elmi Aziri, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe Avni Dehari, deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, njëherit nënkryetar i Grupit të Miqësisë i Kuvendit të Republikës së Kosovës me Maqedoninë e Veriut.

Last modified: 10 Janar, 2023

Comments are closed.