Prishtinë, 13 janar 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim z.Dominik Kukeli, Drejtor i Qendrës Social-Edukative “Don Bosko”.
Në takim u bisedua për rëndësinë e arsimit cilësor si burim i rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik e shoqëror të Kosovës.
Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë të fokusuara e të angazhuara për të ofruar mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta për nxënësit, për ngritjen e cilësisë së arsimit dhe urëzimin e tij me kërkesat e tregut të punës.
Last modified: 14 Janar, 2023