Prishtinë, 10 prill 2025
Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetarin e komunës së Ulqinit, Genci Nimanbegu, gjatë vizitës së tij në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “Kosova 2025”, panair ky që mbështetet nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.
Në takim u bisedua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit dhe tema me interes të përbashkët.
Prezent ishin dhe Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka, sekretari shtetëror në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave, Astrit Hoxha dhe deputeti Ilir Çapuni.
Last modified: 11 Prill, 2025