Prishtinë, 25 tetor 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij një delegacion nga Republika e Shqipërisë, të përbërë nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko dhe Gerta Duraku, Prefekti i Kukësit, Ali Hallaçi dhe Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici.
Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal. Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u tha në takim. Me këtë rast Kryeministri Kurti u ftua që ta vizitojë Kukësin.
Ai shtoi se duam të ecim në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me theks te lehtësimi i lëvizjes së banorëve të brezit kufitar.
Last modified: 25 Tetor, 2022