Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen mirëseardhëse të Forumit Ekonomik të Vjenës

4 Nëntor, 2024

Vjenë, 4 nëntor 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz morën pjesë mbrëmë në pritjen mirëseardhëse që i paraprinë Forumit Ekonomik të Vjenës, i cili mbahet sot.

Në adresimin e tij kryeministri Kurti falënderoi organizatorët e forumit dhe pjesëmarrësit e tij. Ai tha se ditëve tona bashkëpunimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë, dhe se përgjatë këtij forumi Republika e Kosovës do të paraqesë ofertën e saj se pse investitorët e huaj duhet ta hedhin shikimin kah vendi ynë për mundësi të investimeve dhe rritje të shkëmbimeve tregtare.

Edicioni i 21-të i këtij forumi po zhvillohet me temën “Ekonomia rajonale si pjesë e ekonomisë evropiane dhe globale”. Prezantimet dhe diskutimet do të mbahen në katër sesione të ndara. Kryeministri Kurti do të jetë folës kyç në sesionin e katërt që fillon nga 14:00, me titull “Bashkëpunimi ekonomik është më i rëndësishëm se kurrë më parë”.

Vjegëza e transmetimit të drejtpërdrejt të forumit: https://vienna-economic-forum.com/en/event/21st-vienna-economic-forum-vienna-future-dialogue-2024/

Last modified: 4 Nëntor, 2024

Comments are closed.