Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mori pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Republikës së Francës

14 Korrik, 2023

 

Prishtinë, 14 korrik 2023

Me ftesë të ambasadës franceze në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori sot pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Bastilles, Ditës Kombëtare të Republikës së Francës.

Gjatë ditës, kryeministri Kurti ishte shprehur se janë të rralla datat e historisë dhe njerëzimit, që kanë përmasën dhe prurjen e 14 Korrikut, teksa uronte popullin francez për këtë ditë të shënuar dhe shprehte mirënjohjen e tij për ta dhe shtetin e Francës.

Last modified: 14 Korrik, 2023

Comments are closed.