Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mirëpriti studiuesen dhe artisten e njohur, autore të monografisë “Kostumografia në Art”, Dr. Merita Toçila

3 Prill, 2025

Prishtinë, 3 prill 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim Dr. Merita Toçila, studiuese dhe artiste e njohur, autore e monografisë “Kostumografia në Art”.

Ata diskutuan mbi veprën e studiueses dhe kostumografinë shqiptare ndër shekuj, që përmbledh pasurinë e veshjeve tradicionale nga të gjitha trevat shqipfolëse dhe në të gjitha etapat historike të kombit tonë.

Studimi voluminoz i Dr. Merita Toçila, i mbështetur mbi një punë të palodhur kërkimore dhe artistike, tashmë do të jetë pjesë e arkivës sonë të brendshme.

Kryeministri shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për Dr. Toçilën, jo vetëm për këtë botim të rëndësishëm, por për gjithë përkushtimin dhe punën shumëvjeçare në ndriçimin dhe promovimin e identitetit shqiptar përmes artit dhe studimit.

Vepra “Kostumografia në Art” duhet të gjejë vend të denjë në institucione arsimore, hapësira kulturore dhe artdashëse e kudo ku vlerësohet trashëgimia jonë e përbashkët.

Last modified: 11 Prill, 2025

Comments are closed.