Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti mirëpriti Kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani

6 Gusht, 2024

Prishtinë, 6 gusht 2024

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në takim Kryetaren e sapo zgjedhur të Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Në këtë takim, ai e uroi për formimin e koalicionit me Partinë Demokratike Shqiptare të drejtuar nga Ragmi Mustafa dhe për detyrën e re si kryetare e komunës.

Kryeministri Kurti i ofroi mbështetje në realizimin e programit qeverisës dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të qeverisë për bashkëpunim të afërt institucional në shërbim të Preshevës dhe qytetarëve atje pa dallim.

Ardita Sinani u zgjodh Kryetare e Komunës së Preshevës me 24 vota në asamblenë komunale, të mbajtur me 30 korrik, 2024.

 

Last modified: 6 Gusht, 2024

Comments are closed.