Prishtinë, 15 korrik 2024
Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) në Kosovë, Nancy Soderberg.
Gjatë bashkëbisedimit, Kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e vazhdueshëm të znj. Soderberg dhe të NDI-së, në shumë fusha me prioritet si demokratizimi, transparenca dhe llogaridhënia institucionale. Progresi demokratik i shoqërisë në të gjitha sferat e jetës shoqërore, mbeten kryeqendër e vëmendjes së ndërtimit të politikave dhe zhvillimit të vendit tonë.
Ky ishte takimi i dytë për këtë vit ndërmjet kryeministrit Kurti dhe Drejtores Soderberg. Ata diskutuan rreth zhvillimeve në vend dhe në botë, rezultateve të bashkëpunimit të deritanishëm dhe përkushtimit të përbashkët në zhvillimin dhe avancimin e demokracisë.
Last modified: 22 Korrik, 2024