Prishtinë, 8 maj 2023
Nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në Prishtinë, për herë të parë, Forumi Ekonomik i Vjenës po mban konferencën Vienna Economic Talks – Prishtina 2023.
Kryeministri Kurti ishte folës kryesor në sesionin hyrës, me ç’rast iu uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve dhe i njoftoi ata për progresin dhe arritjet në dy vitet që po lëmë pas dhe për synimet e përbashkëta për vitet që na presin në të ardhmen.
Përgjatë tri sesioneve, përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare do të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal në fushën e investimeve përmes inovacionit teknologjik.
Në këtë ngjarje, kryeministri Kurti, në emër të Republikë së Kosovës, në 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisës së Kosovës dhe anëtarësimit të Kosovës në këtë forum, pranoi çmimin nga Forumi Ekonomik i Vjenës për bashkëpunim dhe kontribut të shkëqyeshëm në zhvillimin ekonomik të nivelit nacional dhe rajonal, çmim ky që u dorëzua nga Presidenti i Forumit Ekonomik, Ambassador Victor Jackovich. Në fjalën e tij falënderuese, kryeministri Kurti bëri thirrje edhe për më shumë bashkëpunim, ashtu që slogani i Forumit Ekonomik të Vjenës “Shkoni në jug lindje” (eng. Go South East”), të bëhet sinonim me ‘nearshoring’ perëndimor (eng. western nearshoring)
Fjala e plotë e Kryeministrit Kurti:
Faleminderit Astrit!
Para se të flas, shpresoj që të gjithë mysafirët tanë të pranishëm të kenë kaluar një udhëtim të mrekullueshëm në Prishtinë dhe keni kaluar mirë këtu deri më tani. Për t’ju bërë të ndiheni në Prishtinë si në shtëpinë tuaj, ne kemi zgjedhur këtë vend, i cili quhet Strauss, ku po zhvillohen Bisedimet Ekonomike të Vjenës dhe gjithashtu jemi shumë të nderuar që kemi po ashtu kryetarin e Parlamentit të Republikës së Austrisë, z. Sobotka që po na viziton gjithashtu.
Ne gjithmonë jemi të lumtur kur Prishtina shërben si një vend nga ku krijohen lidhje më të forta mes anëtarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe partnerëve tanë të Evropës Perëndimore. Shpresoj që qyteti ynë të shërbejë si një terren për një takim të kënaqshëm dhe produktiv për shumë biseda të tjera mbi bashkëpunimin në të ardhmen.
Shkëlqesia juaj Ambasador Victor Jackovich, President i Forumit Ekonomik të Vjenës,
Shkëlqesia Juaj Ambasadore Dr. Elena Kirtcheva, Sekretare e Përgjithshme e Forumit Ekonomik të Vjenës,
E nderuara Dr. Lilyana Pavlova, Zëvendës Presidente e Bankës Evropiane për Investime,
Honorable Ministers Rizvanolli, Aliu and Hajdari,
Shkëlqesia juaj, ambasadorë, përfaqësuesë të misioneve diplomatike në Kosovë, ambasadori i Suedisë, Westerlund, ambasadori slloven, Benedejçiç, ambasadori japonez, Yamanaka, ambasadori grek, Vakali,
Ambasadori ynë në Austri, z. Pllana dhe diplomatë të tjerë të shquar të akredituar në Republikën e Kosovës,
Të nderuar përfaqësues të kompanive austriake, ju falënderojmë për konsiderimin e Kosovës si destinacion investimi.
Të nderuar përfaqësues të mediave;
Të nderuar mysafirë,
Jam i lumtur që jam këtu dhe shkëmbej mendime për bashkëpunimin rajonal në investime të qëndrueshme nëpërmjet inovacionit teknologjik.
Së pari, dëshiroj të shpreh, në emër të të gjithë kosovarëve, mirënjohjen tonë të thellë ndaj popullit dhe Qeverisë së Austrisë për mbështetjen e tyre të palëkundur ndaj shtetësisë, sovranitetit dhe zhvillimit të Kosovës, si dhe për ndihmën e rëndësishme që i kanë ofruar për integrimin euro-atlantik të Kosovës, përfshirë liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare.
Faleminderit shumë!
Vitin e fundit pamë një shkatërrim të madh të cilën e solli pushtimi rus i Ukrainës. Ngjarjet që ndodhën në shkurtin e vitit 2022 kanë rrëzuar politikën globale dhe kanë detyruar botën të shqyrtojë jo vetëm vlerat tona, por edhe në çfarë mase ato u mbrojtën nga veprimet ekonomike. Përballë agresionit rus dhe në një unitet të madh, Evropa riformuloi, rifreskoi dhe rikrijoi politikat e saj ekonomike për të ruajtur të njëjtin nivel moral të lartë ashtu si vlerat e saj demokratike.
Lufta në Ukrainë, protestat për ndryshimet klimatike, dhe rritja e rezistencës ndaj pabarazisë sociale, së bashku me lëvizjet e tjera, e kanë shënuar fundin e një kohe ku fitimi mund të ndahet nga vlerat etike. Shoqëritë janë organizma të ndërvarura, ku gjithçka informon gjithçka.
Përputhja e vlerave themelore tona me objektivat ekonomike ka qenë qasja me të cilën qeveria jonë ka filluar të zotërojë detyrat në fjalë. Ne iu shmangëm zgjidhjeve të shpejta në favor të veprimeve të shumëanshme të cilat do të bëjnë shoqërinë tonë më të drejtë, të fortë, më të pasur dhe më të qëndrueshme. Kjo do të thotë se përpjekjet tona për të ndaluar korrupsionin dhe krimin duke zhvilluar më shumë se 850 operacione policore, bashkë me përpjekjet për t’ju kthyer diçka grupeve më shumë të prekura nga ky korrupsion. Ne i rritëm masat e sigurimit të mirëqenies, si subvencionet për 340,000 fëmijë nën moshën 16 vjeçare dhe nënat e reja, si dhe ndihmën studentore për 66,000 studentë. Ne nisur gjithashtu një platformë punësimi për të rinjtë që ka krijuar mbi 2000 vende pune vetëm për një muaj.
Ne kemi shikuar kah e ardhmja derisa e kemi nderuar të kaluarën tonë. Ne kemi investuar në përpjekjet që mbështesin një rini digjitale vendase por edhe duke mbështetur ekonominë shekullore bujqësore. Kjo ka nënkuptuar zgjerimin e shtrirjes së internetit në mbarë vendin dhe organizimin e edicionit të parë të STEMinists, një konferencë manifestimi për gratë dhe vajzat që japin kontribut të paçmueshëm në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës. Ajo ka nënkuptuar gjithashtu rritje të subvencioneve qeveritare për fermerët deri në 216%.
Shifrat tregojnë se jemi në rrugën e duhur. Në dy vitet e para të qeverisjes sonë, të ardhurat tona tatimore janë rritur me 66%, ndërsa janë dyfishuar Investimet Direkte të Huaja. Mesatarisht, gjatë çdo viti të qeverisjes sonë, ne kemi gjeneruar më shumë të ardhura për ekonominë tonë sesa në tre vitet e mëparshme së bashku. Në të njëjtën kohë, rangimet e organizatave të respektuara ndërkombëtare kanë konfirmuar përparimin tonë të rëndësishëm në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Ne gjithashtu i kemi forcuar urat tona me fqinjët tanë të Ballkanit Perëndimor. Mendoj se kjo përpjekje përfaqësohet më së miri jo nga numrat, por nga takimet e shumta që kam pasur kënaqësinë të jem pjesë e tyre, ku kemi ndarë sfida, fitore dhe vizione me njëri-tjetrin.
Teksa i përmendi arritjet e së shkuarës, jam edhe më entuziast për ato të së ardhmes. Ne po shohim përpara vite ambicioze dhe të gjelbra. Një marrëveshje e fundit me FMN-në na jep 80 milion € fillestare për ndërtimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme dhe diellore, me mundësinë e 80 milion € të tjera. Dhe për strategjinë tonë të energjisë 2022-2031, ne parashikojmë për më pak se 10 vjet më shumë se 1,300 MWh të gjeneruara nga burimet e rinovueshme.
Ne po krijojmë gjithashtu Fondin e parë Sovran të Pasurisë së vendit tonë, të cilin do ta përdorim si mjet për të bërë investime të qëndrueshme. Ne kryesisht e shohim një të ardhme të afërt të punës së përbashkët, veçanërisht me vendet e rajonit. Vendet tona kanë shumë të përbashkëta dhe është detyra jonë si liderë politikë të mënjanojmë çdo copëzim të mbetur dhe ta zëvendësojmë atë me një të ardhme të përbashkët dhe të begatë.
Në vitin 2023 ne po nisim një faqe të re. Stabiliteti i tanishëm, ai që kemi arritur pas tronditjeve ekonomike të invazionit të Ukrainës dhe pandemisë COVID-19, na lejon të planifikojmë për sfidat dhe të përqafojmë mundësitë e ardhshme. Pyetjet që lidhen me zinxhirin e furnizimit, sigurinë e energjisë, zhvillimin etik teknologjik, veprimin klimatik dhe qëndrueshmërinë mjedisore kërkojnë që ne të bëjmë përpjekjet tona më të mira përpara për të ideuar, planifikuar dhe zgjidhur kërkesat e së ardhmes.
Le të punojmë së bashku për të kapërcyer sfidat dhe për të përqafuar mundësitë që na presin.
Last modified: 10 Maj, 2023