Prishtinë, 29 maj 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi sot një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e Italisë, njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.
Duke folur për zhvillimet e fundit në vend, ata u pajtuan që është koha për zbatim të plotë të Marrëveshjes Bazike dhe se situata në veri të vendit duhet të qetësohet.
Last modified: 29 Maj, 2023