26 mars 2025
Në një bisedë telefonike me presidentin e Kenias William Ruto, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shprehu mirënjohjen dhe falënderimin për njohjen zyrtare të Republikës së Kosovës nga shteti i Kenias.
U pajtuan se hapi i radhës duhet të jetë vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy shteteve tona, dhe i bënë ftesë njëri-tjetrit për vizita zyrtare.
Kryeministri Kurti theksoi më tej se dy shtetet tona ndajnë histori të përbashkët të sakrificës për liri dhe pavarësi, gjersa shprehu dhe vullnetin e tij për të thelluar e zgjeruar bashkëpunimin në fusha si kultura, shkëmbimi tregtar dhe investimet.
Last modified: 27 Mars, 2025