Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bëri homazhe pranë varrezave të viktimave të Masakrës së Çikatovës

17 Prill, 2025

Çikatovë, Drenas 17 prill 2025

Pas homazheve në Poklek, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti vazhdoi për në Çikatovë të Vjetër, ku bëri homazhe në  përkujtim të Masakrës së Çikatovës. Me vendosje të luleve dhe një minutë heshtje u nderuan 25 shqiptarët që u vranë dhe u masakruan nga forcat serbe sot 26 vjet më parë.

Në përpjekje për të zhdukur gjurmët e krimeve, kufomat e Masakrës së Çikatovës, forcat e armatosura të Serbisë i morën dhe i dërguan në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës në Serbi.

Kryeministri ritheksoi se këto krime nuk mund të zhduken e as të harrohen. E përjetshme është kujtesa e sakrificës së madhe për liri dhe i përjetshëm është kujtimi për të gjithë dëshmorët dhe martirët e kombit.

Last modified: 17 Prill, 2025

Comments are closed.