Ribar i Vogël, Lipjan, 18 prill 2025
Pas homazheve në Prishtinë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditës gjithashtu bëri homazhe në Ribar të Vogël, në Komunën e Lipjanit, me rastin e 26-vjetorit të rënies së martirëve dhe dëshmorëve të fshatrave Ribar i Vogël dhe Blinajë.
Më 18 prill 1999, forcat serbe në mënyrë barbare vranë 25 shqiptarë, nga të cilët 19 nga fshati Ribar i Vogël dhe 6 nga fshati Blinajë, të cilët ishin të strehuar në Ribar të Vogël.
Lavdi martirëve dhe dëshmorëve të luftës!
Last modified: 18 Prill, 2025