Hamburg, 19 Qershor 2024
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ndodhet në Hamburg për të vizituar portin e këtij qyteti, me ftesë të Përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Vizita ka për qëllim shqyrtimin nga afër të Sistemit të Skanimit të Ngarkesave me Rreze X në portin e Hamburgut.
Kjo vizitë është pjesë e punës së vazhdueshme të Qeverisë së Kosovës për të forcuar sigurinë në kufi për të parandaluar kontrabandën dhe kërcënimet që vijnë nga jashtë. Një sistem i lëvizshëm skanimi me rreze X ndihmon në monitorimin e kamionëve të mëdhenj që kalojnë kufirin, duke garantuar kështu një nivel më të lartë të sigurisë pa penguar tregtinë.
Gjermania ka shprehur dëshirën për të mbështetur Kosovën në përmirësimin e sigurisë. Kryeministri bisedoi me Përfaqësuesin Special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin për kushtet në të cilat qeveria gjermane mund të na sigurojë një skaner të tillë.
Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë gjermane duke përfshirë fushën e sigurinë.
Last modified: 19 Qershor, 2024