Prishtinë, 7 qershor 2024
Në ndërtesën e Qeverisë, sot gjatë ditës Komisioni për Planifikim Strategjik mbajti takimin e radhës nën kryesimin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Kjo mbledhje, vijoi me aprovimin e Listës prioritare të projekteteve për financim nga fondet e Bashkimit Evropian dhe të partnerëve të tjerë zhvillimorë. Në kuadër të kësaj liste, u diskutuan edhe projektet për listën indikative të projekteve për financim nga Western Balkans Investment Fund (WBIF) në kuadër të reformave të planit të rritjes, me vëmendje te projektet në fushën e digjitalizimit.
Të pranishëm ishin zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, ministrat Artane Rizvanolli, Arbërie Nagavci, Liburn Aliu, Hajrulla Çeku, zëvendësministrat, Bardhyl Dobra, Agon Dobruna, Dafina Gexha-Bunjaku, Vigan Qorrolli, dhe anëtarë të kabineteve qeveritare dhe zyrave në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe ministrive të linjës.
Last modified: 7 Qershor, 2024