Prishtinë, 6 prill 2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij alpinisten e mirënjohur, Uta Ibrahimi.
Ajo është gruaja e parë shqiptare e cila arriti të ngjitet në majën më të lartë të botës – Everest. Njëherësh alpinistja e parë në Ballkan që ka ngjitur 13 nga 14 majat mbi 8000 metra – të njohura si çatitë e botës. Aktualisht po bën përgatitjet e fundit për të ngjitur majën e Kanchenjungës – maja e tretë më e lartë në botë.
Kryeministri Kurti e përgëzoi për sukseset e saj dhe përfaqësimin e denjë të vendit tonë nëpër botë, si dhe i uroi fat dhe mbarësi në ngjitjen e saj të radhës.
Në këtë takim të përzemërt, znj. Ibrahimi i dhuroi kryeministrit Kurti librin e saj për fëmijë, “Uta në Sharr”.
Last modified: 10 Prill, 2025