Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti bëri homazhe te varrezat e dëshmorëve në Kompleksin Memorial në Kaçanik

9 Prill, 2025

Kaçanik, 9 prill 2025

Pas homazheve në Lagjja e Re dhe në Rakoc, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vazhdoi për te Kompleksi Memorial te varrezat e dëshmorëve ku prehen të rënët për liri nga çdo anë e zonës së Kaçanikut.

Ai aty vendosi lule të freskëta pranë lapidarit të dëshmorëve të lirisë të zonës së Kaçanikut. Gjatë ditës, kryeministri u shpreh se te varret e dëshmorëve, përveçse t’i nderojmë ata, vijmë që t’ia  kujtojmë e përkujtojmë vetes se sa e lartë ishte sakrifica e tyre, sa e lavdishme është lufta e UÇK-së dhe sa i madh çmimi i lirisë që e gëzojmë.

 

Last modified: 10 Prill, 2025

Comments are closed.