Prishtinë, 2 prill 2025
Gjatë ditës së sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin e parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog të Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi, ku diskutuan mbi formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku Lëvizja VETËVENDOSJE! doli fituese. Ky takim ishte pjesë e konsultimeve të cilat po zhvillohen nga kryeministri me partitë politike të pakicave. Prezent në takim ishte dhe deputeti e anëtari i partisë IRDK, Fridon Lala.
Kryeministri Kurti e falënderoi z. Krasniqi për bashkëpunimin e ngushtë gjatë këtij mandati qeveritar dhe punën e zhvilluar. Nga ana e tij, kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm si dhe mbështetjen ndaj kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re.
Last modified: 2 Prill, 2025