Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me zëvendëskryeministren e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut dhe kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi

2 Prill, 2025

 

Prishtinë, 2 prill 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka filluar takimet me partitë politike të pakicave, për konsultim me to në lidhje me formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe fillimit të afateve kushtetuese drejt formimit të legjislaturës dhe qeverisë së re.

Në kuadër të këtyre diskutimeve, kryeministri u takua me zëvendëskryeministren e tretë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut dhe kryetaren e Partia e Re Demokratike (NDS), Emilija Rexhepi. Ajo e konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdim të bashkëpunimit me Lëvizjen VETËVENDOSJE! si fituese e zgjedhjeve të fundit dhe mbështetjes së kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re.

Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Rexhepi për bashkëpunimin e frytshëm, rezultatet e arritura gjatë këtij mandati dhe punët e mbara që na presin në katër vjeçarin e ardhshëm.

Last modified: 2 Prill, 2025

Comments are closed.