Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti u takua me drejtorin ekzekutiv të kompanisë Bosch Rexroth, Steffen Haack

31 Mars, 2025

Hannover, 31 mars 2025

Në Hannover, atje ku po merr pjesë në panairin “Hannover Messe 2025”, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari, u takua me drejtorin ekzekutiv të Bosch Rexroth, Steffen Haack.

Temë kryesore e bisedës mes tyre ishte mundësia e investimeve në Kosovë, gjersa kryeministri e njoftoi atë mbi reformat e suksesshme dhe arritjet e qeverisë përgjatë këtij mandati.

Gjithashtu, u diskutua mundësia e bashkëpunimit në fushën e kërkimit, hulumtimit dhe zhvillimit në sektorët e automatizimit dhe teknologjisë industriale. Kryeministri theksoi gatishmërinë e institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat e kompanive gjermane në themelimin e qendrave të inovacionit dhe trajnimit profesional në vend, në bashkëpunim me universitetet.

Kryeministri Kurti e ftoi atë që ta vizitojë vendin tonë për të njohur më gjerësisht potencialin për investime që ofron Kosova dhe zhvillimin që ka njohur vendi ynë.

Last modified: 31 Mars, 2025

Comments are closed.