Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti priti në takim Adriatik Lapajn, Endri Shabanin dhe Panajot Sokon, e uruan për fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit

28 Mars, 2025

Prishtinë, 28 mars 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Adriatik Lapajn, Endri Shabanin dhe Panajot Sokon nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, të cilët vizituan sot kryeministrin për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet e 9 shkurtit pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai i falënderoi për vizitën dhe urimet. Gjatë takimit, kryeministri i njoftoi z. Lapaj, z. Shabani dhe z. Soko për bashkëpunimin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, përfshirë këtu marrëveshjet ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë nga zbatimi i të cilave po përfitojnë drejtpërdrejt qytetarët e dy vendeve tona.

Last modified: 28 Mars, 2025

Comments are closed.