Prishtinë, 27 mars 2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ushtruesen e detyrës së shefes së misionit të OSBE-së në Kosovë, Cornelia Taylor.
Gjatë takimit u theksua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet institucioneve tona dhe OSBE-së. Po ashtu, u diskutua edhe procesi i funksionalizimit të plotë të zyrës për harmonizim gjuhësor. Kjo zyrë do të sigurojë përkthimin e saktë në tri gjuhë të të të gjitha akteve juridike, për më shumë profesionalizëm, efikasitet e realizim të plotë të drejtave themelore. Në vijim, u bisedua edhe për Zyrën e Komisionerit për Gjuhët dhe hapat e radhës për vazhdimësinë e funksionimit të kësaj zyre.
Kryeministri Kurti e falënderoi znj. Taylor për takimin e bisedën e frytshme duke theksuar rëndësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit të dyanshëm.
Last modified: 27 Mars, 2025