Zyra e Kryeministrit

Zëvendëskryeministri Bislimi mirëpriti zëvendës shefin e misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli

19 Mars, 2025

 

Prishtinë, 19 mars 2025

Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, mirëpriti ditën e sotme një delegacion nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga zëvendës shefi i misionit të FMN-së në Kosovë, David Amaglobeli.

Në këtë takim, u bisedua mbi situatën ekonomike në vend dhe performancën ekonomike të Kosovës. Nga misioni u vlerësua vendi ynë për rritje të aktivitetit ekonomik, defiçit të ulët buxhetor, borxh publik të ulët, sektor financiar stabil, dhe nivel të ulët të inflacionit. Në vijim, u cilësuan tejet pozitive reformat dhe politikat fiskale që kanë rezultuar në rritje ekonomike rreth 4% duke qenë më e larta në rajon dhe ndër më të lartat në Evropë.

Ndërkohë zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se indikatorët ekonomikë pozitivë të Kosovës në katër vitet e fundit, tregojnë se përtej sfidave të njëpasnjëshme dhe situatës së ndjeshme gjeopolitike në Evropë dhe globalisht, vendi ynë ka treguar konsistencë në performancën ekonomike dhe qëndrueshmëri ekonomike. Ai veçoi edhe rritjen e punësimit dhe rritjen e produktivitetit në ekonomi.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi misionin e FMN-së në Kosovë duke shprehur dhe vullnetin e gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit.

Last modified: 27 Mars, 2025

Comments are closed.