Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime Familjen Xhemaili

26 Mars, 2025

 

Ferizaj, 26 mars 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot për ngushëllime familjen Xhemaili, e cila humbi më të dashurën e tyre, Fatime Xhemaili.

Në librin e ngushëllimeve, ai shkroi se nëna Fatime rriti fëmijë për liri të popullit, veprimtarë të shquar, kurse vetë ajo u rrit jetime, dhe si nënat shqiptare që kontribuan aq shumë në paqe e në luftë, për komb e për familje, ajo do të rrojë me trashëgiminë që e la edhe pse ndërroi jetë.

Shënimi i plotë në librin e ngushëllimeve:

Nëna Fatime rriti fëmijë për liri të popullit, veprimtarë të shquar, kurse vetë ajo u rrit jetime. Si nënat shqiptare që kontribuan aq shumë në paqe e në luftë, për komb e për familje, Lokja Fatime rron me trashëgiminë që na la edhe pse u nda fizikisht e ndërroi jetë.

Me nderime,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës

Last modified: 26 Mars, 2025

Comments are closed.