Brestoc, Rahovec, 25 mars 2025
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot bëri homazhe dhe vendosi kurora me lule të freskëta pranë varreve të të rënëve në masakrën e Brestocit të vitit 1999-të.
26 vjet pas, kryeministri bashkë me familjarë dhe të afërt të viktimave nderuan dhe kujtuam 49 martirët dhe pesë dëshmorët e këtij fshati. Më 25 mars të vitit 1999 forcat e armatosura serbe kryen një nga masakrat më të tmerrshme, një ditë pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe.
Nga Brestoci, kryeministri vazhdoi homazhet në Fortesë dhe Celinë, dhe pastaj në Goden. Masakrat në Tërnje, Brestoc, Fortesë, Celinë e Goden u kryen pikërisht një ditë pas fillimit të fushatës bombarduese të NATO-s.
Last modified: 25 Mars, 2025