Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti takoi ambasadorin francez në Kosovë, Guérot

19 Mars, 2025

Prishtinë, 19 mars 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

Bashkë diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë, mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë.

Kryeministri falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë.

Last modified: 19 Mars, 2025

Comments are closed.