Zyra e Kryeministrit

Kryeministri Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Basha dhe Thaqi në Komunën e Kamenicës

18 Mars, 2025

Kamenicë, 18 mars 2025

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje vizitoi për ngushëllime familjen Basha në Hodonovc dhe familjen Thaqi në Muqiverc.

I shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, kryeministri u shprehu ngushëllimet me të thella familjeve Basha dhe Thaqi për humbjen tragjike të më të dashurave të tyre, Arbnora Bashës (23) dhe Antiana Thaqit (23). Ai gjithashtu i uroi familjes Basha shërim dhe rikuperim sa më të shpejtë të vajzës së tyre, Arlinda Bashës, e cila mbeti e lënduar nga aksidenti i të premtes së 14 marsit që i mori jetën Arbnorës dhe Antianës.

Arbnora Basha dhe Antiana Thaqi ishin studente në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan.

Last modified: 18 Mars, 2025

Comments are closed.